Luftëtari përmbys Tiranën, Kastrioti shkatërron Kamzën

Luftëtari i jep një tjetër goditje të rëndë Tiranës. Në Gjirokastër, skuadra e Gentian Mezanit ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj bardhbluve.

Ekipi kryeqytetas e nisi mjaft mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 36-të me Sentamun. Reagimi i gjirokastriteve erdhi në pjesën e dytë me Vasil Shkuartajn nga pika e bardhë, ndërkohë që dy minuta nga fundi i kohës së rregullt Dunga shënoi edhe golin e fitores. Luftëtari pas këtij suksesi kalon në kuotën e 13 pikëve, 3 më shumë se Tirana.

Kastrioti ndërkohë ka fituar lehtësisht 3-0 me Kamzën. Cutra, Chihmuchem dhe Xhunjor shënuan tre golat për ekipin krutan, që merr fitoren e dytë në kampionat. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?