FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luiza Gega optimiste për finalen: Synoj një vend në podium

Atletja Luiza Gega do të garojë nesër në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa në Europianin e atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. Gega bëri një paraqitje të shkëlqyer në bateritë eliminatore, duke zënë vendin e dytë në baterinë e saj (9’33”11 koha e atletes), kohë e cila ishte edhe e dyta në total në këtë disiplinë.

Atletja kuqezi mendon se mund të kapë zonën e medaljeve në këtë Europian edhe pse pranon se rivaliteti është i madh.

“Hapi i parë u krye. Do të jetë një garë e fortë, pasi të gjitha vajzat që janë në finale luftojnë për ato 3 medalje, ashtu si edhe unë”, shkruan Gega në faqen e saj në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?