Lukaku flet për momentin negativ: Mourinho t’i thotë gjërat në sy
Romelu Lukaku po kalon një nga periudhat më të vështira në karrierën e tij, ku nuk po gjen hapësirat e duhura me Manchester United. Belgu e nisi nga stoli edhe takimin me Young Boys të vlefshëm për Champions League, ku hyri në minutën e 73-të. Sulmuesi belg ka komentuar marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho.
“Trajneri tha se unë nuk dukem i lumtur, dhe përgjigja ime ishte se për çfarë duhet të jem. Diskutuam për rreth 10 minuta, dhe pas asaj bisede, mu duk sikur gjeta stimuj të ri tek vetja, për të marrë atë që është e imja”.
Ai e di shumë mirë se do të bëja çdo gjë, për të patur besimin e tij. Mourinho është ai lloj trajneri që është i sinqertë dhe ti thotë gjërat në sy. Nëse ti nuk e pranon situatën, atëherë është një problem i yti. Ai nuk hyn kurrë në një kompeticion për të dalë i dyti, dëshiron të jetë gjithmonë i pari, dhe këtë e vlerësoj”, deklaroi Lukaku.
KOHA JONË SONDAZH

