FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lukaku: Juvja një ndër më të mirët në Europë, dua të luaj në Seria A

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku thotë se Juventusi është një nga dy ekipet më të mira në Evropë dhe e pranoi se do të donte një lëvizje në Serie A. Bomberi belg ka folur në prag të përballjes ndaj bardhezinjve.

“Juventusi është një nga dy ekipet më të mira në Evropë. Ata kanë një trajner të shkëlqyer në stol dhe lojtarë të jashtëzakonshëm në çdo repart. Cristiano Ronaldo qëndron jashtë, por kujdeset edhe për të tjerët. Paulo Dybala tashmë është mbresëlënës dhe po bëhet më i fortë, ndërsa unë pëlqej Douglas Costa. Ai është një nënshkrim i jashtëzakonshëm dhe karriera e tij tregon se ai gjithnjë bën dallimin.

Është një grup i vështirë, por Manchester United dëshiron të përfundojë në krye”, tha 25-vjeçari. Vëllai i Lukakut, Jordan luan për Lazio-n si mbrojtës i krahut, dhe Romelu u pyet nëse ai do të ishte gati për një përvojë në Serie A: “Pse jo? Unë shpresoj që kjo të ndodhë”, tha Lukaku për “La Gazzetta dello Sport”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?