Lukaku zbulon problemin: Kisha shumë muskuj për të luajtur në Premier League

Sezoni 2018/2019 nuk është më i miri i karrierës së Romelu Lukaku-t. Të paktën deri më tani. Në 20 ndeshje zyrtare me fanellën e Manchester United, gjiganti belg ka shënuar 6 herë, të gjitha në Premier Ligë – e fundit në fitoren e së shtunës në “Old Trafford” kundër Fulham – ndërsa në Ligën e Kampionëve, në katër ndeshjet e luajtura, numri 9 i Djajve të kuq nuk ka gjetur deri tani asnjëherë rrugën e rrjetës.

Performanca nuk ka kënaqur aspak trajnerin Jose Mourinho, duke dërguar Lukaku-n në stol në dy nga tre ndeshjet e fundit të Champions League dhe Premier League: 26 minuta në fitoren 1-0 kundër Young Boys, vetëm një më shumë në barazimin 2-2 kundër Arsenalit. Sulmuesi belg ka shpjeguar se problemi më i madh ka të bëjë me muskujt.

“Kam vënë re një rritje të masës muskulore gjatë Kupës së Botës në Rusi. Gjithsesi bëra teste në Angli për të parë se kush ishte problemi. Jam pak si tepër muskulor, dhe në Premier League nuk mund të luash me të njëjtën sasi muskujsh ashtu si në ndeshjet ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Kupës së Botës isha i lodhur dhe nuk mund të luaja me intensitetin dhe agresivitetin e zakonshëm. Kur je larg palestrës, të pihet më shumë ujë apo të haet më shumë perime dhe peshk. Kam pasur një dëmtim që më ka penguar, por tashmë jam kthyer në një formë të mirë”, deklaroi Lukaku për “The Mirror”. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?