Lyon shkakton befasinë e madhe, mund Juven në sfidën e parë (VIDEO)

Lyon shkakton surprizën më të madhe të ndeshjeve të para në fazën e 1/8-ve në Champions League. Skuadra franceze fitoi 1-0, duke i komplikuar së tepërmi rrugëtimin e Juventusit.

Ekipi i Rudi Garcias do të ishte superiore në fraksionin e parë. Pas një aksioni të shpejt në krahun e majtë në minutën e 31-të, Tousart e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Skuadra e Sarrit provoi të reagonte në pjesën e dytë, por skuadra torineze ishte në një mbrëmje aspak të mirë. Në fundin e ndeshjes nuk munguan polemikat për një penallti, që nuk u akordua. Gjithsesi kualifikim mbetet i hapur për në “Allianz Stadium”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?