M.City vuan ndaj Sheffield, por fiton me golat e Haaland dhe Rodri (VIDEO)

Manchester City mori një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Sheffield United, në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Premier League.  Nuk ishte një ndeshje e lehtë për Cityn që në mungesë të trajnerit Pep Guardiola, drejtohej nga ndihmësi i spanjollit Juan Manuel Lillo.

Julian Alvarez fitoi një penallti dhe në minutën e 37-të.  Erling Haaland  e mori përsipër, por do ta humbiste. Këmbëngulja e “Qytetarëve” u shpërblye në minutën e 63-të. Këtë herë, Haaland nuk fali dhe pas një harkimi të Jack Grealish shënoi me kokë. Ky ishte goli i tretë për 23-vjeçarin në këtë fillim të sezonit.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan në të 85-tën me Bogle. Gjithsesi, City pas tre minutash u rikthye në avantazh me anë të Rodri që nuk fali me një goditje të fortë nga brenda zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?