FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mala: Ringrihemi me Skënderbeun, me Bushin ishte keqkuptim

Esat Mala ishte i pranishëm sot në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Gega në prag të duelit ndaj Skënderbeut.  Mesfushori, i cili ishte vendimtar në fitoren e arritur në Korçë në fazën e tretë, shpreson që të ketë të njëjtën fat.

“Këto ndeshjet e fundit është e vërtetë që rezultatet nuk kanë qenë sikurse i kemi pritur, por normalisht jemi një ekip që kemi treguar se dimë të reagojmë. Presim reagimin nga i gjithë ekipi. Ndoshta ka ndikuar lodhja, ndoshta ngarkesa psikologjike. Besoj se varet edhe si marrin ndeshjet. Ka qenë një moment i keq i joni këto ndeshjet e fundit. Do bashkohemi çunat siç dimë më së miri, pasi kjo është ajo që na ka mbajtur në këto nivele. Besoj se do ringrihemi, duke nisur nga nesër kundër Skënderbeu”.

Mala ka komentuar shkurt edhe problemin e krijuar pas dëmtimit gjatë grumbullimit me Shpresat, kur Bushi e paralajmëroi se nuk do të grumbullohej më nëse luante në Shkodër ndaj Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është koha të flas për atë temë, gjithçka është normale me trajnerin Bushi. Ka pasur keqkuptime dhe interpretime të ndryshme, por unë jam gjithnjë gati për kombëtaren, nuk diskutohet. Kam pasur një dëmtim para Andorrës, por tani jam në formë të plotë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Telushi- “Ai është i çmuar dhe i nevojshëm, në fushë e jashtë saj, ndaj mungesa e tij ndihet shumë. I uroj të kthehet shpejt, do të mundohemi ta kompensojmë mungesën e tij.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?