Manaj: E vështirë të shënoje ndaj një ekipi që mbrohet aq shumë
Sulmuesi i kombëtares Rey Manaj, tha pas ndeshjes kundër Jordanisë se skuadra duhet të punojë për të marrë rezultate pozitive që në duelin në vijim ndaj Izraelit. “Nuk jemi ende një skuadër, duhet të mësohemi të luajmë për njëri-tjetrin, sepse nëse nuk e bëjmë këtë është e vështirë në fushë
Manaj mendon se edhe Jordania ia bëri të vështirë Shqipërisë në “Elbasan Arena”. “Kemi bërë një ndeshje të mirë, skuadra e Jordanisë ishte vendosur mirë në mbrojtje dhe pavarësisht se nuk është një skuadër e madhe, e bëri të vështirë. Sepse kur të gjithë luajnë mbrapa është e vështirë të shënosh”, shtoi sulmuesi. “Tani kemi ndeshjen e radhës në Izrael dhe duhet të shkojmë atje për të marrë tri pikët”.
KOHA JONË SONDAZH

