Manaj flet pas tripletës me ekipin e parë të Barcelonës: Do e marrë topin të firmosur nga të gjithë!
Rei Manaj do ta kujtojë gjatë miqësoren e sotme të Barcelonës me Gimnastik Tarragonën. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare debutoi në radhët e ekipit A të katalanasve dhe ishte ylli i ndeshjes, duke shënuar 3 gola në suksesin 4-0 të skuadrës. Manaj është shfaqur i entuziazmuar pas ndeshjes.
“Do të marr topin si kujtim, dua që të ma firmosin të gjithë shokët e skuadrës. Dua të vazhdoj të punoj në mënyrë që ndeshja e sotme të mos jetë vetëm një kujtim. Këto ndeshje vlejnë që të gjejmë ritmin. Shfrytëzuam kartonin e kuq në pjesën e parë që të fitonim këtë ndeshje”, deklaroi sulmuesi shqiptar pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

