Manchester City bën gati super ofertën për Saul

Saul Niguez i Atletico Madridit do të jetë objektivi kryesor i Manchester City-t në merkaton e verës. Edhe pse më herët “qytetarët” kishin shprehur interes të fortë edhe për talentin e mesfushës së Ëest Hamit, Declan Rice, duket se ata janë përqendruar vetëm te spanjolli.

Për mesfushorin e Atletico Madridit, anglezët janë të gatshëm që të ofrojnë 65 milionë paundë, ndërkohë që arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, pasi Saul është një nga lojtarët e preferuar të Simeones te “Los Cholconeros”.

Në garë për mesfushorin spanjoll është edhe Barcelona, që është më e avantazhuar për shkak se Saul do të preferonte që të qendronte në La Liga, një kampionat që e njeh shumë më mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?