Manchester City hidhet në sulm për super talentin e Napolit

Napoli në verën e ardhshme mund të humbasë një nga yjet e saj, Khvicha Kvaratskhelia. Talenti gjeorgjian që po mahnit Italinë është në fokusin e kampionëve në fuqi të Anglisë, Manchester City.

“Qytetarët” janë bindur për 21-vjeçarin jo vetëm nga paraqitjet e tij në Serie A, por më së shumti nga ndeshjet e zhvilluara në Champions League teksa ndihmoi të kaltrit për të marrë vendin e parë në grup duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste.

Napoli nuk do ta lëshonte kurrë pa përfituar të paktën 80 milionë euro, aq më tepër që lojtari është nën kontratë me italianët deri në vitin 2027. Nga ana tjetër, gjeorgjiani ndjehet i lumtur edhe për faktin që në Napoli futbolli përjetohet shumë pasi atij i pëlqen një ndjesi e tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?