Manchester City rrezikon përjashtimin nga Champions League

Manchester City rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Sipas mediave britanike, shumë shpejt skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të njohë fatin e saj, duke rrezikuar një dënim të rëndë për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair Play-it Financiar”.

“Qytetarët” nëse do të konfirmohen zyrtarisht shkeljet financiare, automatikisht përjashtohen nga çdo aktivitet i organizuar nga UEFA, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm. Sikurse është zbuluar nga dosjet e publikuara nga Football Leaks, në vitin 2014 drejtuesit e City-t kanë kryer manovra financiare duke thyer rregullat e Fair Play-t Financiar, pikërisht për të shmangur përjashtimin nga kupat e Europës.

Për këto veprime UEFA ka kryer një hetim të thelluar, për ta qartësuar situatën. Së shpejti hetuesit do të dalin me një qëndrim përfundimtar, duke rekomanduar edhe masat që duhen marrë ndaj skuadrës që drejtohet nga Pep Guardiola. Në Angli shkruajnë se Manchester City duhet të jetë i përgatitur për sezonin 2019-2020 pa Championsin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?