Manchester United firmos për 10 vite të tjera me Adidas, arkëton rreth 1 miliard euro

Manchester United ka njoftuar se ka zgjatur edhe 10 vite të tjera bashkëpunimin me Adidasin dhe sipas kontratës së re klubi anglez do të arkëtojë rreth 1 miliard euro.

Marrëveshja e United me markën gjermane të veshjeve sportive si furnizuesi zyrtar i uniformave do të zgjasë deri në vitin 2035 dhe klubi konfirmon se ka të garantuar minimumi 900 milionë stërlina të ardhura.

Marrëveshja sjell stabilitet ekonomik tek United në një kohë kur klubi ka dalë në shitje, por deri më tani nuk ka pasur asgjë zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?