Manchester United hidhet në sulm për bomberin e Bayernit
Manchester United pritet që të bëjë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm. “Daily Mail” së fundmi raporton se “Djajtë e Kuq” kanë shfaqur shumë interes për Robert Lewandowski-n.
Bomberi polak po heziton prej kohësh që të nënshkruajë një kontratë të re me kampionët e Gjermanisë, duke ndezur edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere. Sipas të përditshmes “Kicker”, klubi gjerman do të bëjë një tentativë të fundit pas finales së Kupës së Gjermanisë që do të zhvillohet më 25 maj.
30-vjeçarit i përfundon kontrata në vitin 2021, por ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në të ardhmen. Interes të madh për të po shfaq dhe PSG, që do të shesë Cavanin, dhe kërkon një sulmues të aftë që të shënojë shumë gola. Lewandowski këtë sezon ka shënuar 22 gola në 32 ndeshje në Bundesligë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

