Mancini: Nuk kemi Baggion apo Tottin, por të rinjtë duhet të luajnë më shumë
Roberto Mancini po përgatitet për debutimin në një ndeshje zyrtare si trajner i Italisë. Strategu i njohur duke folur për mediat italiane, e ka pranuar se përfaqësuesja e tij nuk ka yje.
“Ajo që kam vënë re është se askush nuk beson te kjo kombëtare, por ndoshta kjo është pjesa më e bukur. E vërtetë që nuk kemi më një Baggio apo Totti, por kemi mjaft elementë të rinj dhe ata duhet të luajnë sa më shumë. Mendoj se problemi më i madh është se në Serinë A, gjithnjë e më shumë, lojtarët italiane luajnë gjithnjë e më pak. Unë shpresoj që atyre t’u jepet më shumë hapësirë, pasi kjo do ta ndihmojë edhe kombëtaren”, tha Mancini.
Do të vijojmë punën që nisëm në maj, duke ndërthurur elementët dhe duke ndërtuar një Itali të re, që ka nevojë të ringrihet nga e para. Do t’u jap mundësi të gjithëve të luajnë, por dua që ata të luajnë edhe në ekipet e tyre, pasi kanë nevojë të aktivizohen sa më shumë. Unë besoj se do të bëjmë një rrugëtim të bukur të gjithë së bashku, pasi ka ardhur koha për të thënë fjalën tonë”, u shpreh Roberto Mancini.
KOHA JONË SONDAZH

