Manuali i Federatës Argjentinase, tregon si të joshësh vajzat ruse

“Çfarë të bësh kur të jepet mundësia me një femër ruse”. Mund të duket titulli i një filmi të vjetër, por në fakt është një kapitull i një manuali të organizuar nga Federata Argjentinase (Afa). Ai do t’u shpërndahet drejtuesve, trajnerëve, futbollistëve dhe gazetarëve të cilët muajin e ardhshëm do të udhëtojnë në Rusi.

Çuditërisht në një faqe të saj gjendet një pikë e cila tregon sesi të joshësh femrat ruse. Kjo ka bërë shumë përshtypje dhe është kritikuar në rrjetet sociale ku janë shpërndarë dokumentet.

Disa këshilla të tjera kishin të bënin me higjienën dhe veshjen, si dhe paralajmërohet të mos bëhen pyetje të mërzitshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shumë meshkuj, pasi femrat ruse janë të bukura, thjesht duan të shkojnë në krevat me to,” shkruhej në një tjetër rresht që bie në sy.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbase edhe ato duan, por edhe ato janë njerëz dhe duan të ndihen të rëndësishme. Këshilla është të trajtosh femrat që ke qejf si njerëz të denjë”. Pas skandalit, sektori është fshirë nga Federata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?