FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maradona qetëson tifozët: Jam mirë, puthje për të gjithë

Mbrëmja e së premtës nuk ka qënë e qetë për Diego Armando Maradonën, i cili i është nënshtruar një vizite të befasishme në një spital të Buones Aires.

Sipas informacione, ish-ylli i Napolit ka pësuar një hemoragji në stomak, duke marrë shërbimin e specializuar në “Clinica Olivios”.

Vetëm pak orë më pas, Maradona është nxjerrë nga spitali, ndërsa ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të informuar publikun për gjendjen shëndetësore të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua t’ju falënderoj për mesazhet e inkurajimit. Jam mirë dhe më vjen keq që jeni shqetësuar për asnjë arsye. Dua t’ju siguroj se nuk ka asgjë serioze, jam mirë. Sot unë jam duke u kujdesur për nipërit e mbesat e mia Benja, Dieguito Matias dhe birin tim Diego Fernando. Një puthje për të gjithë ju“.-shkruan legjenda e kombëtares argjentinase.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?