Maradonën nuk e mbajnë nervat pas humbjes së parë në Meksikë

Humbja e parë, në Divizionin e Dytë meksikan, për Dorados de Sinaloa që drejtohet nga Diego Armando Maradona. Pas fitores 4-1 në debutim kundër Cafetaleros de Tapachula, ish-ylli i Argjentinës dhe Napoli-t ka provuar shijen e humbje, ku u mund me rezultatin 1-0.

Argjentinasi kërkoi nga gjyqtari një penallti për prekje të topit me dorë nga lojtarët vendas brenda zonës, ndërkohë që në fund të takimit ai foli duke shprehur shqetësimin e tij.

“Nuk më pëlqen që të flas me gjyqtarët. Të dyja skuadrat kanë bërë ndeshje të shkëlqyer. Me një tjetër arbitër më të mirë, do të ishte një ndeshje e çmendur, ky i sotmi ka lënë shumë gjëra që të vijojnë dhe nuk ka respektuar as rregullat”, deklaroi Maradona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?