FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marcelo qartëson zërat për ribashkimin me Ronaldon: Nëse do më jepeshin 15 minuta …

Ronaldo u largua nga Reali në verë për shifrën e 112 milionë eurove, duke u transferuar te Juventusi. Një nga miqtë e tij më të mirë, Marcelo që nga largimi i tij është përfolur për një transferim të mundshëm te kampionët e Italisë, por mesa duket braziliani nuk ka këto plane.

“Kurrë nuk e kam menduar që të largohem, nuk e kam parë si opsion. Gjithmonë kam menduar për të qëndruar te Reali. Nëse do më jepeshin 15 minuta në çdo ndeshje, do të jepja gjithçka për ato 15 minuta dhe për të fituar më shumë.

Ronaldo? Është e qartë që nëse futbollisti më i mirë në botë nuk është në ekipin tënd, do të mungojë. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se nuk kemi futbollistët më ty mirë në repartet e tjera. Çdo skuadër do të donte që ta kishte Cristiano-n, por Reali do të vijojë të mbetet Real”, deklaroi Marcelo. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?