Marotta dizenjon Interin e ëndrrave, ja “tripleta” që synon në verë

Beppe Marotta kërkon të marrë menjëherë në dorë Inter-in dhe synon ta bëjë këtë nëpërmjet merkatos. Ideja kryesore e Marotta-s dhe Ausilio-s është të bëjnë një tentativë me Cagliari-n për të marrë që në janar Nicolo Barella-n. Mesfushori 20-vjeçar shihet si lojtari ideal për të kompletuar mesfushën në këtë sezon. Një operacion që mund të ketë një kosto 40 milionë euro.

Blerja e dytë e madhe do të bëhet përsëri në  mesfushë, por do të realizohet në qershor dhe do të jetë e nivelit të lartë. Modric mbetet ëndrra, Milinkovic-Savic dhe Kroos alternativat. Avantazhi kryesor i zikaltërve për të realizuar këto operacione janë marrëdhëniet e mira që Marotta ka me klubet kryesore të Europës.

Pavarësisht përgënjeshtrimeve të bëra këto ditë, Spalletti nuk është zgjedhja e parë e Marotta-s dhe, me përjashtim të surprizave, drejtimin e ekipit milanez do të marrë Antonio Conte, sipas “Corriere dello Sport”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?