Marotta prezantohet si zikaltër: Nga sot pjesë e një Interi të madh

Giuseppe Marotta është emëruar zyrtarisht në postin e Administratorit të Deleguar vetëm për aspektin sportiv, në klubin e Interit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi zikaltër, që postoi një video të shkurtër të ish drejtuesit juventin, i cili tha edhe fjalët e para si pjesë tashmë e klubit të Interit.

“Nga sot, bëj pjesë në Interin e madh. Ky është një moment krenarie të madhe për mua, që do të mbuloj postin e Administratorit të Deleguar për zonën sportive. Është një eksperiencë shumë e rëndësishme për jetën time profesionale, e mbushur plot me përgjegjësi. Kjo nuk më tremb, pasi po fillon një rrugë e re dhe shpresoj të jetë fituese”, deklaroi zyrtari më i ri zikaltër.

Giuseppe Marotta punoi për një kohë shumë të gjatë te Juventusi, teksa këtë vjeshtë klubi bardhezi vendosi të mos i rinovojë kontratën që mbajti të lidhura palët deri në muajin tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?