FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marotta “sulmon” sistemin VAR: Inovativ por po bën gabime

Nuk kanë fund kritikat ndaj sistemit VAR. I fundit në listë ishte drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, i cili e cilësoi këtë sistem si mjet inovativ por që duhet të përmirësohet.

VAR është një mjet inovativ dhe modern. Kemi nevojë për teknologji dhe besoj se duhet ta përdorim atë. Megjithatë, ajo duhet të përmirësohet. Nuk është e përsosur, sidomos kur bëhet fjalë për të akorduar një penallti. Edhe IFAB nuk është në gjendje të gjejë zgjidhjen e duhur. VAR është një mjet pozitiv por ai ende mund të përmirësohet “.-komentoi Marotta për mediat italiane.

Kjo deklaratë e Marotta erdhi pas barazimit 0-0 që Interi mori në shtëpi ndaj Atalantës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?