Masat ekstreme për “El Clasicon”, Reali dhe Barcelona do të shkojnë bashkë në stadium
Barcelona po studion masat për të shmangur pengesat, ose problemet e rendit publik për ardhjen e skuadrës së Real Madrid në Camp Nou të mërkurën, për “El Calasicon” e parë të La Ligas.
Sipas Mundo Deportivo, të dyja skuadrat do të qëndrojnë hotelin e stadiumit dhe do të shkojnë në stadium njëkohësisht me trajnerët e tyre. Nisma gjithashtu mund të lehtësojë përgatitjen për të shmangur çdo incident nga protestat që janë parashikuar që të zhvillohen gjatë asaj dite.
Kujtojmë që “El Clasico” ishte parashikuar të luhej në fillim të tetorit por u shty për shkak të trazirave në kryeqytetin e Katalonjës, pas dënimeve të rënda të vendosura për udhëheqësit e ndryshëm të separatizmit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

