Masat pas sulmeve në Ukrainë, United anulon marrëveshjen me kompaninë ajrore ruse

Sulmet e Rusisë ndaj ukrainasve ka prekur të gjithë botën. Menjëherë kanë ardhur edhe reagimet e para nga personalitete të ndryshme, ku përfshihet edhe sporti.

Ditën e djeshme klubi i njohur gjerman, Schalke 04 njoftoi se kishte ndërprerë bashkëpunimin me sponsorin e fanellave “Gasprom”, ndërsa sot një tjetër klub i njohur ka anuluar marrëveshjen me një kompani ruse. Bëhet fjalë për Manchester United, i cili ka anuluar një marrëveshje dhjetëra milionëshe me kompaninë “Aeroflot”.

“Ne kemi vendosur që ta tërheqim bashkëpunimin  me sponsorin ‘Aeroflot’. Ne e ndajmë shqetësimin e tifozëve tanë në krejt botën dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për njerëzit e prekur në luftën në Ukrainë”, ka njoftuar klubi nga “Old Trafford”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?