Mashtroi me taksat te Barcelona, Aleksis Sançez dënohet me 16 muaj burg

Aleksis Sançez ka pranuar fajësinë për mospagimin e taksave në Spanjë gjatë kohës që ka qenë te skuadra e Barcelonës në periudhën 2012-2013, për një periudhë prej 16 muajsh. Ylli kilian është transferuar te Junajtid në merkato e dimrit duke lënë Arsenalin. Ai ka marrë të gjitha përgjegjësit e tij për të paguar shumën që i ka si detyrim shtetit spanjoll.

Akordi mes prokurorit të përgjithshëm të organeve fiskale spanjolle dhe Sançezit është arritur përmes një video-konference nga Londra, duke pranuar se kishte transferuar të drejtat e imazhit te dy shoqëri të huaja me qëllim fshehjen e të ardhurave. Në këtë mënyrë, ai pranoi dy dënime me nga 8 muaj secili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?