Matic zbulon çfarë i tha trajneri Solskjaer para fitores ndaj Cardiff-it

Manchester United u rikthyer në rrugën e fitoreve në Premier League në fundjavë me fitoren 5-1 ndaj Cardiff, e cila është më e thella në këtë sezon. Ole Gunnar Solskjaer kishte vetëm dy ditë që kishte marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” dhe me siguri që magji nuk ka bërë me futbollistët. Nemanja Matic në një intervistë për mediat angleze ka zbuluar atë që u ka thënë norvegjezi para ndeshjes.

“Kishte vetëm dy ditë që ishte me ne, por kemi pasur disa takime. Ai na tha që duhet të luajmë më shumë në sulm, të jemi më të rrezikshëm, të vrapojmë më shumë dhe të luftojmë për gjithçka. Kjo është ajo që ne bëmë dhe jemi të lumtur”, deklari futbollisti serb. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?