Matthaus: Anglezët e meritonin traumën nga humbja me penallti!
Lothar Matheus ka folur për finalen e humbur nga Anglia me penallti kundër Italisë. Ish kampioni gjerman, gjithmonë shumë i ashpër kur flitet për Anglinë, edhe këtë herë është i drejtpërdrejtë në arsyetimin e tij.
“Tifozët anglezë ishin armiqësore me atë vajzën e trishtuar ne fanellën e Gjermanisë. Portierin e Danimarkës Kasper Schmeichel e shënjestruan me laser gjatë goditjes së një penalltie që Raheem Sterling e fitoi duke u hedhur.
Të gjitha këtyre ju shtohen edhe sjelljet raciste në drejtim të lojtarëve të tyre pas finales. Të dashur anglezë, ishte një sjellje anti-sportive që nuk duam ta shohim më. Më vjen keq për lojtarët, por anglezët e meritojnë traumën pas finales të humbur me penallti”, deklaroi Matthaus.
KOHA JONË SONDAZH

