FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Matuidi: Rikthimi i Pogba me Juven? Bëjmë shpesh shaka …

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi në një prononcim për “La Gazzetta dello Sport”, ka folur për sezonin e ri të bardhezinjve. “Zonja e Vjetër” ndodhet në një grup me Valencian, Manchester United dhe Young Boys.

Paul Pogba do të rikthehet për herë të parë në Torino, që nga viti 2016-të kur nënshkroi me “Djajtë e kuq”, teksa mesfushori nuk ka kursyer dhe batutat.

“Bëjmë shaka me kthimin e tij në Torino. Do ta takoj në fushë. Kemi një skuadër shumë të fortë, me lojtarë me nivel të lartë që mund të bëjnë shumë mirë këtë sezon. Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve do të jetë e vështirë, jo vetëm për Manchester United. Valencia është gjithashtu një ekip shumë i fortë. Gjithsesi, ne jemi gati. Kemi punuar shumë dhe jemi të gatshëm të luajmë kartat tona në Ligën e Kampionëve “, tha ylli francez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?