Mavraj shumë i plakur, trajneri i Hamburgut e lë jashtë seancave stërvitore
Trajneri i Hamburgut ka një dobësi për futbollistët veteran. Bernd Holerbah, ka shpjeguar se gjithçka lidhej me një vendim që ai ka marrë për futbollistët që kanë një moshë më të madhe. Të enjten Mërgim Mavraj mungoi së bashku me Salihoviç dhe Hant, duke bërë që të lindin dyshime për gjendjen fizike të mbrojtësit shqiptar, i cili këtë javë pritet të luajë titullar përballë Borusias së Dortmundit.
Futbollistëve mbi 30-vjeç u është bërë e ditur se nuk do të marrin pjesë në një nga seancat stërvitore kur kanë dy të tilla brenda ditës, siç ndodhi dje.
“Kur stërvitemi dy herë, e marr këtë vendim për të lënë të lirë profesionistët që janë mbi 30-vjeç. Por në seancën e pasdites ata duhet të jenë të pranishëm në punë”, tha Holerbah. “E kam bërë në çdo vend pune ku kam qenë. Trupi i lojtarëve më të plakur kërkon më shumë kohë për rigjenerim. Kurse futbollistët e rinj duhet të punojnë më shumë me ne”.

31-vjeçari Mavraj me siguri ka falënderuar trajnerin, teksa këtë sezon nuk ka mundur që të shkëlqejë, ndoshta edhe për shkak të ngarkesës në stërvitje. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

