Mavraj sqaron sërish të vërtetën e pasaportës greke: Ishte shaka …

Mërgim Mavraj nuk ka marrë pasaportë greke, ashtu siç është përfolur pas ndeshjes ndaj Jordanisë. Pas konfirmimit për “Telesport” ditën e djeshme, mbrojtësi ka sqaruar edhe të vërtetën e fotos së shpërndarë në rrjetet sociale në një prononcim për “Top Channel”

“Ka qenë një nga shakatë që bëj shpesh nëpër rrjetet sociale. Pasaporta greke nuk ishte e imja, por e lojtarit më të ri të kombëtares, Enea Mihaj, me të cilin u takuam në aeroport kur po vinim për ndeshjen miqësore me Jordaninë. Unë vazhdoj të kem pasaportën gjermane dhe shqiptare sigurisht”, deklaroi Mavraj.

Në këtë mënyrë kapiteni më i ri i kuqezinjve mohon të gjitha zërat mbrojtësi kuqezi i cili ka dashur të bëjë të qartë, duke demonstruar edhe pasaportën gjermane, këtë herë serioz, pasi i duhet qetësia mbi të gjitha në prag të ndeshjesh me Izraelin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?