Mavraj: Zgjodha Arisin sepse Migjen Basha më tha …

Mërgim Mavrajt pas prezantimit te Aris ka folur për herë të parë për klubin grek duke dhënë edhe mbresat që i ka lënë ky transferim.

“Faleminderit shumë për pritjen. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Orët e mia të para në Selanik ishin unike. Vizitova fushën ku do të luajmë dhe e imagjinova veten në një stadium të mbushur plot, me tifozë të zjarrtë”.

Rol vendimtar në këtë transferim ka patur edhe Migjen Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi të dy pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Natyrisht, kam folur shumë me të për këtë transferim. Basha më tha fjalët më të mira për Arisin. Ishte një nga arsyet, që zgjodha të vija këtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani është e rëndësishme që të takohem dhe njihem me bashkëlojtarët dhe trajnerin, për të provuar emocionet e dhomave të zhveshjes dhe mjedisin e ekipit. Është me të vërtetë një sfidë dhe aventurë e re, Aris. Mezi pres që ta përjetoj atë. Do të jetë diçka emocionuese, me të cilën dua të dëfrehem”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?