Mbappe “kërcënon” Messin për “Këpucën e Artë”

Lionel Messi duket i pacenuar në garën për të fituar “Këpucën e Artë” në Europë, si golashënuesi më i mirë i kampionateve elitare në Kontinentin e Vjetër.

“Ylli” i Barcelonës, edhe pse nuk luajti në sfidën me Huescan në transfertë, ruan distancën prej 6 pikësh me Kylian Mbappe, që është ndjekësi më i afërt (33 me 27).

Messi ka edhe 6 takime në dispozicion deri në fund të La Ligas, ndërsa për talentin e PSG-së, që nuk arriti të shënonte në humbjen turpëruese 5-1 ndaj Lilles, kanë mbetur edhe 7 ndeshje për ta rikuperuar distancën e krijuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, Mbappe mbetet një kërcënim, pasi PSG është eliminuar nga Championsi dhe trajneri Tuchel nuk ka nevojë të bëjë rotacion në skuadër, ndërsa Barcelona, nëse eliminon Manchester United, me sigurinë që i jep distanca e konsiderueshme që ka krijuar në kampionat ndaj Atleticos, mund t’i japë mundësi Messit të pushojë më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Golashënuesit më të mirë:

1 – Lionel Messi                     33 gola (La Liga)

2 – Kylian Mbappe                 27 gola (Ligue 1)

3 – Fabio Quagliarella            22 gola (Seria A)

4 – Robert Lewandowski        21 gola (Bundesliga)

5 – Sergio Aguero                   19 gola (Premier League)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?