FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbappe kërkon transferimin te Reali, PSG gati të marrë Ronaldon në Paris

Kylian Mbappe ka vendosur që të largohet dhe të nis një karrierë të re te Real Madrid. Ylli francez ka edhe një vit kontratë me PSG-në, por nuk ka shprehur vullnetin për të vijuar kontratën.  Sulmuesi, i cili ka arritur prej kohësh akordin me “Los Blancos”, po insiston që PSG të mos e pengojë për të realizuar ëndrrën Real Madrid.

Në kryeqytetin spanjoll po e presin me padurim një lojtar me cilësi të tilla, teksa klubi francez, i detyruar ta shesë për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme, ka gati pasuesin e 22-vjeçarit. Për ta zëvendësuar pista më e mundshme është Cristiano Ronaldo.

Portugezi pritet të lërë Juventusin për t’u transferuar nën urdhrat e Mauricio Pochettinos te PSG, aty ku do të ribashkohej me Sergio Ramos, shokun e shumë betejave, sukseseve dhe fitoreve te Real Madrid. 30 milionë euro mjaftojnë për të siguruar shërbimet e goleadorit 36-vjeçar, ndërsa shitja e Mbappe në LaLiga do t’i sjellë PSG-së një shumë prej rreth 150 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?