FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbappe tremb PSG dhe trazon merkaton, njofton largimin!

Kylian Mbappe tremb PSG dhe trazon merkaton e transferimeve me deklaratën e tij të fundit publike. Ylli francez me sa duket nuk ndihet i plotësuar në Lige 1, pas 4 sezonesh po mendon largimin, nuk është aspak një thashethem merkatoje por fjalë të thëna nga vetë talenti më i mirë në botë:

“Ky është sezoni im i 4-ët në Ligë 1. Mendoj se ka ardhur momenti të marr më shumë përgjegjësi. Shpresoj që këtë ta bëj te PSG, do më bëhej qejfi, ose në ndonjë klub tjetër për një projekt të ri. Këto fjalë të thëna nga Mbappe kanë kapur të pa përgatitur tifozët e PSG ndërsa ka bërë që gjysma e tifozëve në europë të ëndërrojnë. Mbappe lëshoi këtë bombe medatike gjatë momentit kur u vlerësua me çmimin si lojtari i ri më i mirë në kampionatin francez:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se ka ardhur momenti ta them këtë, un jam nga ato njerëz që kur e them diçka e them sepse ashtu e ndjej. Nëse do kem më shumë përgjegjësi te PSG do qëndroj nëse jo do të nis diku tjetër një projekt të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto fjalë të Mbappe janë një sinjal i qartë dhe i pastër për sheikun Nasser Al-Khelaifi, në Paris ka vend vetëm për një yll, Mbappe ose Neymar, Al-Khelaifi duhet të zgjedh. Nuk është një sekret që Real Madrid kërkon shërbimet e Mbappe, me Zidane në stol këto zëra u shtuan edhe më shumë. Mbetet për tu parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e PSG, sido të jetë përfundimi, në merkato këtë verë do të kemi një ndërmjet Mbappe dhe Neymar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?