FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbërrin blerja e parë e Milanit në merkaton e janarit

Paqueta ka filluar aventurën e re me skuadrën e Milanit, teksa ka mbërritur sot në aeroportin e Milanos rreth orën 11:00. I nisur që dje nga Rio De Janeiro dhe pasi bëri një ndalesë në Lisbonë, Paqueta mbërriti në Milano dhe sonte do të ndjekë ndeshjen mes kuqezinjve dhe Torinos, në “San Siro”.

Nesër janë parashikuar vizitat mjekësore dhe më pas futbollisti do të qëndrojë disa ditë në Milano, ku edhe do të gjejë një shtëpi për të banuar, për t’u kthyer më pas sërish në Brazil, për festat e fundvitit. Ai do të vihet në dispozicion të Gatussos, më 7 janar, kur futbollisti do të zbresë zyrtarisht në fushën e stërvitjes me Milanin.

“Jam shumë i lumtur që jam në Milano. Kam zgjedhur Milanin, për historinë që përfaqëson kjo skuadër”, tha Paqueta në fjalët e para në tokën italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?