Mbërrin pas pak minutash kampionia e Europës në Shqipëri
Kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, mbërrin sot në Tiranë. Në garën e 20 gushtit ajo e preu finishin me kohën 9:11:31, në një garë që e dominoi nga starti e deri në fund.
Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, që ngjitet në majën e Europës.
Në orën 11:00 pritet që Kampionia të zbresë në atdhe dhe për nder të saj do të organizohet një pritje.
Luiza zhvilloi një garë të jashtëzakonshme, duke lënë pas me 4 sekonda Meyer, si dhe britaniken Bird që zuri vendin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

