FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbrëmje frike për Milik, i drejtojnë pistoletën në kokë dhe i vjedhin orën Rolex

Arkadiusz Milik ka përjetuar një mbrëmje të tmerrshme pas fitores në Champions ndaj Liverpoolit. Pak metra larg banesës së tij në një rrugë të zonës Giugliano, iu afruan dy persona me një motor skuter, duke e detyruar futbollistin t’u dorëzonte një orë Rolex të modelit Daytona, me vlerë rreth 7 mijë euro.

Nga informacionet parake mësohet se futbollisti po kthehej në shtëpi pas suksesit me “The Reds”, kur dy grabitësit, të maskuar, i drejtuan pistoletën në kokë. E çfarë mund të bënte në këto momente frikë Milik, veçse t’u jepte atë që kërkonin.

Nuk është hera e parë që futbollistët e Napolit përjetojnë ngjarje të tilla të frikshme. Policia ka nisur hetimet, por deri në këto momente nuk ka asnjë të ndaluar për këtë grabitje me armë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?