“Mbreti Manaj”, mediat spanjolle i bëjnë jehonë tripletës së sulmuesit shqiptar me Barcelonën
“Tripleta” e Rey Manaj dje me Barcelonën po bën jehonë jo vetëm në mediat spanjolle.
“Njeriu tregolësh”, zjarr, shkruan faqja zyrtare e Barcelonës me foton e Rey Manaj që pas sfidës mori me vete topin e ndeshjes.
“Mbreti Manaj”, ky është titulli kryesorë në të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”. “Debutim me goleadë”, shkruan e përditshmja tjetër “Sport”, foto e shoqëruar me Manaj duke festuar me shokët e ekipit.
Kjo ishte miqësorja e parë sezonale për Barcelonën, një ndeshje që u ndoq live edhe nga presidenti Laporta.
KOHA JONË SONDAZH

