Mbrojtësi i Juves humbet macen pas eliminimit nga Championsi, reagimet e tij janë epike (VIDEO)

Imagjinoni sikur sapo të jeni eliminuar nga Champions League dhe të ktheheni në shtëpi të mërzitur me dëshirën për ta mbyllur ditën sa më shpejt që të jetë e mundur. Mbrojtësi i Juventusit Mattia De Sciglio ka rënë pre e një shakaje të hidhur nga e dashura e tij.

Mbrojtësi i bardhezinjve ka një lidhje të veçantë me macen e tij. Menjëherë pas kthimit në shtëpi ai nuk lë vend pa kërkuar në shtëpi për macen, por ajo ishte zhdukur nga programi “Le Lene” që e kishte fshehur. De Sciglio nervozohet së tepërmi, teksa i kërkon llogari të dashurës madje edhe duke i bërtitur. Më pas ai del në rrugët e lagjes në kërkim të maces, por ajo nuk është në asnjë vend.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia do të bëhej edhe më interesante kur e dashura e tij, palë me drejtuesit e emisionit gjen një letër në ashensor për një mace të humbur. Mbrojtësi i telefonon edhe pse ishte ora 3 e natës, ndërkohë që pasi dështon përpjekjet për t’u lidhur me personin, nuk fle gjithë natën duke luajtur “PlayStation” dukshëm i mërzitur nga macja, por dhe nga eliminimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të nesërmen në mëngjes ai niset në shtëpinë e zonjës që e kishte gjetur pasi foli në telefon me të, por ajo ja kishte dhënë një fotografi. Në fund biseda vijon në studion e këtij të fundit, teksa fotografi i kërkoi dhe 3000 euro, ndërkohë që mbrojtësin nuk e mbajnë nervat në disa raste. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?