Mbrojtësi i Lazios: Strakoshën e kam si vëlla, ai është i besueshëm

Thomas Strakosha vazhdon të jetë temë diskutimi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku portieri është kthyer në stërvitje me skuadrën e Lazios pas përjashtimit nga përfaqësuesja për dy ndeshjet e marsit. Gardiani shqiptar ka një lidhje të veçantë me të gjithë shokët e repartit.

Qendërmbrojtësi, Acerbi, në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer marrëdhënien që ka me portierin e kombëtares sonë.

“Strakosha? Ai është i ri, i besueshëm, i aftë. Unë kam besim te ai, nuk kam pse të shqetësohem për shokët e mi të skuadrës, i besoj atij si ta kisha vëlla”, ishin fjalët e Acerbit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Panucci e la jashtë listës Strakoshën, vetëm për faktin se nuk arriti në kohë për të marrë avionin për në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?