FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbrojtësi i Manchester City-it ka 6 akuza për përdhunim

Futbollisti i Manchester City-t Benjamin Mendy është akuzuar edhe për dy përdhunime të tjera. 27-vjeçari tanimë përballet me 6 akuza për përdhunim, pasi u akuzua fillimisht për 4 përdhunime në gushtin e kaluar, kur dhe u arrestua, teksa gjykatësit kanë refuzuar kërkesat e tij për lirim.

Mendy gjithashtu ka dhe një akuzë për sulm seksual, bëri të ditur policia britanike. Të gjitha akuzat kanë të bëjnë me 4 femra mbi moshën 16-vjeçare, dhe aludohet se kanë ndodhur mes tetorit të 2020 dhe gushtit të 2021.

Mendy do të paraqitet para një gjykatësi këtë të mërkurë, teksa bashkë me të është i akuzuar edhe një 40-vjeçar Louis Saha Matturie, mbi të cilin rëndojnë 6 akuza për përdhunim dhe një tjetër për sulm seksual. Të gjitha faktet për të cilat akuzohet Mendy besohet se kanë ndodhur në shtëpinë e tij në Prestburu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?