Mbyllen 45 minutat e para, ja rezultatet aktuale në Abissnet Superiore

Janë mbyllur 45 minutat e para në javën e 34-t të Abissnet Superiore, me të gjitha ndeshjet që po zhvillohen paralelisht dhe që kanë dhuruar emocione e gola në disa prej fushave kryesore.

Në Air Albania Stadium, Dinamo po dominon përballjen ndaj Egnatias, duke kryesuar 2-0 falë një dopiete të Malomo Ayodeji, i cili ka qenë protagonisti absolut i pjesës së parë.

Ndërkohë, në Arena e Demave, Partizani Tirana është në disavantazh 1-2 ndaj Flamurtari Vlorë. Vlonjatët kanë gjetur dy herë rrugën e rrjetës me Bolzan, ndërsa për të kuqtë ka shkurtuar diferencën Altin Bytyçi me një gol spektakolar nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sfidën tjetër, Vora udhëheq minimalisht 1-0 ndaj Elbasani, falë golit të realizuar nga Daka. Ndërkohë, dy përballjet e tjera të kësaj jave, Teuta ndaj Tiranws dhe Vllaznia përballë Bylisit, janë mbyllur pa gola në 45 minutat e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?