FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

McGregor kërkon revanshin ndaj rusit, por Nurmagomedov rrezikon t’i hiqet titulli

Përmes një mesazhi të shkurtër në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, Conor McGregor ka deklaruar se do të kërkojë revanshin e duelit ndaj Khabib Nurmagomedov, pas humbjes që pësoi me “submission” në raundin e katërt në eventin UFC-229, zhvilluar sot në Las Vegas.

Vështirë të parashikosh nëse do të jetë një revansh mes dy sportistëve pas incidentit të mndodhur, duke qenë se tashmë Komisioni i Sportit në Nevada ka nisur një hetim për atë që ka ndodhur pas duelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin Khabib i është pezulluar shpërblimi prej 2 milionë dollarësh vendosur nga UFC-ja, por masat mund të jenë edhe më të ashpra, deri në heqjen e titullit, duke qenë se anëtarë të stafit të tij goditën pas shpine me grushte irlandezin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?