Me mendjen te PSG, Bayerni ndalet ndaj vendit të fundit në Bundesligë
Bayerni është ndalur në një barazim dramatik 3-3 ndaj Heidenheim, në ndeshjen e javës së 32-të të Bundesligës, të zhvilluar në Allianz Arena.
Sfida nisi me surprizë, pasi Heidenheim kaloi i pari në avantazh në minutën e 22-të me golin e Budu Zivzivadze. Vetëm pak minuta më vonë, në të 31-tën, Eren Dinkçi dyfishoi rezultatin për miqtë, duke tronditur bavarezët.
Leon Goretzka rihapi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, duke shënuar në minutën e 44-t dhe duke e mbyllur fraksionin e parë me shifrat 2-1 në favor të Heidenheim.
Në pjesën e dytë, Goretzka realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e 57-të, duke rikthyer Bayern-in në lojë dhe duke vendosur baraspeshën 2-2. Megjithatë, Heidenheim nuk u dorëzua dhe riktheu avantazhin në minutën e 76-të, sërish me Zivzivadzën që kompletoi dopietën e tij për 3-2.
Kur gjithçka dukej se do të mbyllej me fitore për miqtë, në minutën e 90+10 erdhi goli i barazimit pas një autogoli të Diant Ramaj, duke fiksuar rezultatin final 3-3.
Me këtë barazim, Bayern Munich shkon në kuotën e 83 pikëve dhe mban kryesimin në renditje, ndërsa Heidenheim ngjitet në 23 pikë, duke u renditur në vendin e 18-të të tabelës.
KOHA JONË SONDAZH

