Me Solskjaer shkëlqejnë Manchester United dhe… Pogba
Manchester United vazhdon të shkëlqejë nën drejtimin e Solskjaer.
Në ndeshjen e javës së 20-të, në shtëpi përballë Bournemouth, “Djajtë e kuq” fituan sërish me një rezultat të thellë, 4-1.
Paul Pogba shënoi dy herë, duke konfirmuar edhe ai ringjalljen tek United, që pas largimit të Mourinhos dhe ardhjes së Solskjaer.
Francezi shënoi në minutat 5 dhe 33, ndërsa Rashford çoi shifrat në 3-0 në minutën e 45-të.
Ake ngushtoi për miqtë në shtesën e pjesës së parë, por për “pokerin” e vendësve mendoi Romelu Lukaku, i cili në minutën e 72-të shënoi pasi iu shkëput bukur mbrojtjes kundërshtare.
Me këtë fitore, ekipi i Solskjaer shkon në kuotën e 35 pikëve, në vendin e gjashtë, dhe vetëm 3 më pak se Arsenali i një pozicioni më sipër.
KOHA JONË SONDAZH

