FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Me tre shqiptarë në formacion, Sarri e nis me goleadë aventurën te Lazio

Kapiteni i Kombëtares Elesid Hysaj ka nisur aventurën e tij të re në kryeqytet ku menjëherë ka marrë stafetën e titullarit. Në një miqësore modeste, Sarri preferoi jo vetëm Hysaj si titullarë por dhe dy shqiptarët e tjerë, Thomas Strakosha dhe Vedad Muriqi.

Hysaj e nisi sfidën si mbrojtës i majtë, një rol jo natyral por që është aktivuar shpesh tek Napoli sezonin e fundit me Gattuso në stol. Kjo është një pikë e fortë e Hysaj, i aftë të luaj në të dy krahët dhe kush më mirë se Sarri e njeh.

Në miqësoren kundër Radio Club, Lazio fitoi me rezultatin 10-0 ku rrugën e rrjetës arriti ta gjejë edhe Vedad Muriqi, jo i preferuar nga tifozët por në krahë të tij ka dalë vetë Sarri. Numri i shqiptarëve tek Lazio mund të shtohet gjatë merkatos së verës pasi bardhekaltërit janë interesuar zyrtarisht për të siguruar shërbimet e Xherdan Shaqirit./D.M

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?