Media çeke citon “Koha Jonë”: Me pak fat mund të fitonim në Çeki!
Një nga mediat më të mëdha në Çeki për sportin, “sport.cz”, ka bërë një hulumtim në mediat shqiptare pas barazimit të Kombëtares sonë ndaj Çekisë.
“Shqipëria bëri mrekullinë e parë. Me rezultatin 1:1 në Pragë, hodhi një hap drejt kampionatit Evropian që do të luhet në Gjermani”, shkruan gazeta Koha Jonë.
“Fati ishte në anën e çekëve sepse ne mund të merrnim tri pike”, shkruhet më tej në një tjetër citim referuar shkrimeve të bëra pas ndeshjes nga “Koha Jonë”.

KOHA JONË SONDAZH

