Mediat angleze zbulojnë të vërtetën e postimit misterioz të Pogba-s

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga detyra e trajnerit të Manchester Untiedit, një postim i Paul Pogba në rrjetet sociale bëri xhiron e botës. Francezi postoi një fotografi teksa jepte një shikim të çuditshëm dhe me këtë rast ai i kërkojë tifozëve ta përshkruajnë.

Por, ky postim u fshi pas dhjetë minutash pasi komentet kundër Special One ishin shumë të mëdha. Fillimisht u duke si një dedikim ndaj strategu portugez, me të cilin nuk kishte aspak raporte të mira. Ndaj Pogba pati edhe përgjigje të ashpër nga Gary Neville.

Por, e gjitha kjo duket se ka qenë thjeshtë një keqkuptim dhe qëllimi i postimit nuk ishte për Mourinhon. Imazhi ishte në kuadër të një marrëveshje reklamuese mes futbollistit dhe kompanisë Adida-s, teksa qëllimi i tij është shpjeguar nga gazetari Chris Williams:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Postimet e Pobga-s në rrjetet sociale ishin një ngjarje e planifikuar, pjesë e një kampanje të marketingut. Menjëherë e kemi hequr pasi kuptuam se mund të jetë keqkuptuar dhe u duk si jo rrespekt ndaj Manchester Unitedin dhe Jose Mourinhon”, shkruan Williams për përgjigjen e Adidasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?