Mediat britanike njëzëri: Italia zgjat dhimbjen tonë!
“Gjithçka përfundon në lot”, kështu e hap faqen online “Daily Mail” pas humbjes së Anglisë kundër Italisë. “Italia zgjat 55 vitet e dhimbjeve të Tre Luanëve”, shkruhet në komentin e taboloidit britanik.
Të njëjtën përmbajtje ka edhe BBC: “Përpjekja e Anglisë për t’i dhënë fund pritjes prej 55 vitesh për një trofe përfundoi me humbjen me penallti, Italia fiton kurorën e Euro 2020 në Wembley. Italia dominoi në mbajtjen e topit, dhe nuk ishte një surprizë kur arritën që të vendosnin baraspeshën”.
“Mallkimi i penalltive thyen ëndrrën e Anglisë”, shkruhet në titullin e “The Times”.

Independent dhe The Guardian u hapën me denoncimin e bërë nga kryeministri Boris Johnson për sjellje raciste ndaj lojtarëve anglezë pas humbjes. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

